English

Mbledhja e Kryesisë së PS mbyllet pa konsensus, Blushi tërheq kandidimin

Tiranë, 27 Gusht NOA - Mbledhja e mbrëmjes së mërkurë e Kryesisë së Partisë Socialiste e përfunduar pak para mesnatës duke hyrë dita e sotme, ka përfunduar pa asnjë konsensus.

Kundërshtarët e Edi Ramës i cili drejton partinë deri në kongresin e pritshëm për më 29 gusht, thanë pas mbledhjes se nuk ishte arritur pëlqimi për asnjë nga kërkesat e tyre.

Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Saemira Pino, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri firmosën vetëm një ditë më parë letrën në të cilën kërkonin thirrjen dhe organizimin e Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Së dyti kërkohej përfshirja në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

Së treti përgatitja dhe Administrimin e Kongresit dhe garantimi i transparencës gjatë ditës së Kongresit.

Një tjetër kërkesë ishte ajo e diskutimeve për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PSSH-së.

Kërkesa bazohej në zbatim të nenit 27 të statutit sipas të cilit "Kryesia e PSSH-së mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj", në kushtet kur Kryesia e PSSH-së nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, si dhe në kushtet kur mandati i Kryetarit të PSSH-së është ndërprerë, e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë".

Por këto kërkesa të tetë anëtarëve të kryesisë së PS, nuk gjetën konsensus në mbledhjen e Kryesisë.

Ben Blushi, deputeti socialist i Korçës, deklaroi për mediat pak pas mbledhjes se priste që Kongresi i 29 gushtit të mos ngjallë asgjë të papritur.

Ai tha se "në këtë kongres do të kemi vetëm një votëbesim të Edi Ramës për kryetar të PS dhe jo rivalitet apo garë mes emrash kandidatësh".

Në këtë pikë, Blushi duke pohuar se kishte ndërmend të shpallte tërheqjen nga gara ku u përfol si kandidat, vetëm në kongres, konfirmoi për mediat se nuk do të garojë përballë Edi Ramës.

Blushi tha se "PS duhet të korrigjohet, pasi sipas tij, ajo "po dhunohet për arsye personale të Edi Ramës, pasi ai nuk po pranon humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit".

"Alibitë personale po mbajnë peng Partinë Socialiste", u shpreh Blushi. "Unë nuk ndaj të njëjtin mendim me Edi Ramën, i cili kërkon të mos pranojë humbjen edhe pse socialistët janë sërish në opozitë. Për këtë, dhe për një sërë arsyesh të tjera, unë nuk mund të bëhem pjesë e këtij procesi", - theksoi Blushi

"Kryesia nuk iu përgjigj thirrjes tonë, kongresi nuk do jetë i hapur do të jetë një kongres me dyer të mbyllura. Kështu kryesia ndërmori hapa prapa", - deklaroi Blushi dhe shtoi:

"Unë në këtë kongres nuk do të jem kandidat, por një votë e vetme si anëtar i PS", duke siguruar më tej se vota e tij nuk do të jetë për Edi Ramën.

Në këtë kuadër, Blushi theksoi se kryetari i PS do të ketë vetëm një mandat dy vjeçar duke theksuar edhe një herë se në kongres do të ketë vetëm një votëbesim të kreut ekzistues.

Kurse shtoi edhe se "PS do të shkojë në një kongres me dyer të mbyllura, që për mua është një hap prapa që solli Kryesia".

Pas mbledhjes që zgjati afro pesë orë, kryetari aktual i PS, Edi Rama.

e.l/NOA

KOMENTE