Durrës, 26 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të dy personave të cilët akuzohen për kryerje të marrdhënieve seksuale në mjedise të hapura publike kundrejt pagesës.
Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të akuzuarit janë 27-vjeçari Tahir Luga dhe 23-vjeçari Ismail Matrakulla, që të dy lindur dhe banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi për arsye se që të dy janë kapur në flagrancë tek stacioni i Trenit në Durrës duke kryer marrdhënie seksuale në mjedise të hapura me D.D dhe R.Sh kundrejt pagesës prej 500 lekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 2400 lekë si edhe 22 copë prezervativë.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Ushtrim prostitucioni" dhe "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale në vende publike" parashikuar nga nenet 107 dhe 113 të Kodit Penal.
n.e/NOA
Â