English

Operacioni "Varreza", asgjësohen 800 bimë narkotike kanabis sativa

Mirditë, 26 gusht, NOA - Në kuadër të operacionit "Varreza", nga forcat e policisë u bë e mundur që të gjenden të kultivuara 800 bimë narkotike kanabis sativa.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ato janë gjetur në komunën Kaçinar të Mirditës, në vendin e quajtur lagjia "Beqiraj" pranë varrezave të fshatit Kushnen.

Bëhet e ditur se nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e proceduriale si këqyrja e vendit te ngjarjes dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 rrënjë kanabis, ndërsa 790 të tjera janë asgjësuar me zjarr.

Ndërkaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Lezhës për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE