Gjeorgji, 26 gusht NOA-Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abhazia, e kanë fituar subjektivitetin ndërkombëtar nga çasti kur janë njohur nga të paktën një shtet.
Siç transmeton agjencia Itar-Tass, Putin ka vlerësuar se ka bazë krahasimi i Kosovës me Osetinë e Jugut dhe Abhazinë.
"Nga pikëpamja morale, është krejtësisht i drejtë krahasimi i Kosovës me Abhazinë dhe Osetinë.
Nuk ka kurrfarë dallimesh thelbësore.
Në të dyja rastet kishte konflikt etnik, në të dyja rastet kishte shkelje të ligjit", ka vlerësuar kryeministri rus.
Putin i bëri këto komente me rastin e një vjetorit të
njohjes së pavarësisë që Moska u bëri dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Deri tash vetëm Nikaragua e ka ndjekur shembullin e Moskës.
m.i/NOA