Shkodër, 26 gusht, NOA - Në Urgjencën e spitalit të Shkodrës është dërguar Bedrush Hoxha, vjeç 45, lindur dhe banues në fshatin Golem të këtij qyteti, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit nga lartësia.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake hetimore në lidhje me ngjarjen, ku rezultoi se Hoxha ka qenë duke punuar në një banese private 3-katëshe në lagjen "Kongresi i Përmetit", së bashku me një punëtor tjetër, i marrë si ndihmës në suvatime.
Në momentin që Bedush Hoxha ka qenë duke vendosur fashaturat për suvatimin e dritareve, i ka rrëshqitur dora duke humbur ekuilibrin në tarracë, një metër larg dritares së banesës së lartpërmendur dhe për pasojë ka rënë nga lartësia e katit të tretë duke humbur jetën.
n.e/NOA
Â
Â