English

Qeveria vendos të hapë universitet në Peshkopi

Tiranë, 26 gusht NOA - Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen në qytetin e Peshkopisë të të filialeve dhe programeve të studimeve të fakulteteve të ekonomisë, të administrimit, të edukimit dhe të shkollës së lartë profesionale të Universitetit "Aleksandër Moisiu", në Durrës.

Sipas, kryeministrit ky vendim përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për jetën universitare të vendit, në mënyrë të veçantë për të rinjtë e zonave përreth.

"Ky universitet është një ndihmë e madhe për këtë zonë. Të rinjtë e gjimnazeve të Peshkopisë, Bulqizës, Matit, por edhe të gjithë Shqipërisë do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e larta në degë të universitetit të Durrësit në Peshkopi" tha Berisha.

"Peshkopia, me ndërtimin e rrugës së Arbërit dhe rrugës që lidh Peshkopinë me Kukësin krijon hapësira shumë të mëdha për tregun. Tirana arrihet në një periudhë kohore rreth 1 orë. Prishtina arrihet edhe ajo në një kohë të shkurtër, po kështu edhe Shkupi. Pra nga një rajon i mbyllur shndërrohet në një nga rajonet më të hapura të vendit" shtoi më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE