Tiranë, 26 Gusht NOA - Alpha Bank në Greqi shpalli këto ditë rezultatet për gjysmë vitin 2009, duke raportuar 214.7 milionë euro fitime neto.
Yannis S. Costopoulos, drejtor i grupit deklaroi se në çerekun e dytë të këtij viti, u vunë vënë re shenja të rritjes së stabilitetit në kushtet e mikro-ekonomisë, pas një periudhe pasigurie të konsiderueshme.
Kurse evidentoi se "fokusi ynë mbetet menaxhimi i kujdesshëm i bilancit tonë".
"Modeli ynë i biznesit, - vijoi Costopoulos, - i cili i përket një cikli të kreditit elastik, sjell një grup shumë të fortë fitimesh dhe rrit në mënyrë të konsiderueshme treguesit tanë të kapitalit në kushtet e tregut të sotëm.
"Përmirësimi i kapacitetit tonë të fitimit, i shoqëruar me menaxhimin vigjilent të cilësisë së kreditit, do të lejojë rritjen e fleksibilitetit në menaxhimin e biznesit tonë për të shkuar përpara", - shtoi Costopoulos.
Veçanërisht për Shqipërinë, ku Alpha Bank shënon një dekadë prezencë në treg, operacionet tona sollën 4.1 milionë euro përfitime për këtë periudhë, - evidentoi z. Costopoulos.
Kurse detajoi se portofoli i kredive u rrit me 9.3 % në çdo 3 mujor në 518 milionë euro duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, ku ne kryesojmë financimin e projekteve të caktuara në infrastrukturë.
"Depozitat në bankën tonë arritën vlerën e 396 Milion Euro, 6% më shumë se vitin e kaluar", - konkludoi Costopoulos.
Ndërsa z.Mantzounis, drejtori i Alpha Bank deklaroi: "Në këtë ambient kompleks operues, Alpha Bank ka forcuar bilancin e saj. Ne kemi rritur nivelin e likuiditetit dhe kapitalit tonë, si dhe kemi rritur konsiderueshëm rezervat për të zbutur përkeqësimin e parashikuar të cilësisë së aktiveve".
"Menaxhimi ynë, - vijoi Mantzounis, - vazhdon të marrë masa për të përmirësuar kapacitetin tonë të fitimit përmes rregullimit të riskut të çmimit si dhe të veprimeve për kontrollin e kostos. Gjithashtu, veçanërisht inkurajuese është hyrja në tregjet ndërkombëtare të kapitalit"
Kjo, sipas z. Mantzounis, ishte evidente "nga transaksioni ynë i fundit i pa garantuar i një financimi prej 500 milionë euro, i cili ishte një hap i parë në diversifikimin e fondeve tona me shumicë, larg nga skema e qeverisë për likuiditetin".
/e.l/b.a/NOA/
Â
Â