Amerikë, 26 gusht NOA - Senatiori Eduard Kenedi vdiq mbrëmë pak para mesnatës në shtëpinë e tij në Hyanas Port të shtetit Masaçusets, në moshën 77 vjeçare.
Më i riu mes vëllezërve Kenedi, Eduard Kenedi u vu në krye të dinastisë politike të familjes pas vrasjes me atentat të vëllezërve të tij, Presidenti Xhon Kenedi dhe senatori Robert Kenedi. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.Â