Uashington, 26 gusht, NOA - Për shkak të dëmtimit të një valvule në serbatorin e anijes, NASA anuloi sot lëshimin e anijes hapësinore Discovery, i cili ishte parashikuar për orën 7:10 të mëngjesit.
Kjo në fakt përbën herën e dytë që anulohet lëshimi për misionin STS-128 drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Herën e parë hedhja u shty për shkak të motit të keq. Inxhinierët thanë se një prej valvolave të karburantit nuk hapej e mbyllej në mënyrë të përshtatshme
Ndërkaq, NASA ka riplanifikuar hedhjen në hapësirë të anijes Discovery të premten në orët para agimit.
Zyrtarët e agjencisë amerikane të Hapësirës Nasa e morën mbrëmë këtë vendim, pak orë pasi shtynë nisjen e hedhjen e anijes.
Nëse anija nuk lëshohet në hapësirë deri në fund të këtij muaji, atëherë duhet të presë deri në tetor, pasi gjatë shtatorit janë planifikuar fluturime të tjera për në stacionin ndërkombëtar të Hapësirës. n.e/NOA