English

Xhelozia, gruaja masakron me thikë burrin në gjumë

Kurbin, 26 gusht NOA - Ndjenja e xhelozisë ka detyruar një 31-vjeçare të masakrojë me thikë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Mamurras kur 31-vjeçarja M.D,

Ka qëlluar disa herë me thikë burrin e saj S.D, 41-vjeç teksa ai po flinte gjumë.

Gruaja ka shfrytëzuar momentin kur bashkëshorti i saj ndodhej në gjumë për ta goditur atë me thikë, por pamvarësisht se nuk ka kursyer disa goditje, 41-vjeçari ka mundur t'i shpëtojë vdekjes.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spiyal, ndërsa policia e Kurbinit çoi në qeli 31-vjeçaren e cila akuzohet për veprën penale të "vrasjes së mbetur në tentativë".

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të ketë qenë xhelozia.

k.k/NOA

KOMENTE