English

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, rezultatet e para tregojnë balotazh

Afganistan, 26 gusht NOA - Votat e numëruara në Afganistan duket se kanë çuar pranë balotazhit dy kandidatët kryesorë për president në këtë vend.

Ka qenë komisioni i pavarur i zgjedhjeve në Afganistan i cili ka bërë të ditur se presidenti Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor, ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah, janë në një garë të ngushtë pas numërimit të pjesës së parë të votave nga zgjedhjet presidenciale që u mbajtën javën e kaluar.

Sipas zëdhënësit të komisionit të pavarur të zgjedhjeve rezultatet e deri tanishme nuk u japin kandidatëve ndonjë bazë që të shpallin fitore. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se çdo ditë do të vazhdojnë të bëjnë publike rezultate tjera të pjesshme.

Ndërkohë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të publikohet me 3 shtator për të shpallur dhe fituesin e zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit. k.k/NOA

KOMENTE