Rio de Zhanejro, 27 gusht, NOA - Brazili aktualisht renditet si vendi i parë në votë ku virusi AH1N1 ka shkaktuar më shumë viktima, ndërsa Britania renditet e para në Evropë për një tregues të tillë.
Të paktën këto janë të dhënat paraprake për momentin që japin autoritetet e shëndetësisë botërore mbi treguesin e përparimit që ka shënuar përhapja e virusit AH1N1 në botë.
Kështu, statistikat tregojnë se Brazili humbur deri tani 557 jetë njerëzish si pasojë e infektimit të tyre nga virusi AH1N1, pavarësisht masave të marra nga qeveria e këtij vendi për parandalimin e tij.
Ndërkaq, një vend të tillë pak ditë më parë e mbanin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në 20 gusht numëroheshin 552 viktima.
n.e/NOA
Â
Â