Sarandë, 27 gusht, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kanalin e Butrintit, me pasojë vdekjen e një drejtuesi automjeti.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për një kamion i cili teksa po kalonte kanalin e Butrinitit me lundër, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e tij duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij.
Bëhet e ditur se viktima është 40-vjeçari Flamur Hasani, banues në Ksamil, i cili rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes fatale.
Ai ka goditur drejtuesin e lundrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbje ekuilibri dhe më pas aksidentin që i ka kushtuar jetën.
Kamioni nuk është nxjerrë ende nga uji dhe pritet nga ekspertiza që të bëhet një analizë e të gjitha detajeve të kësaj ngjarje.
n.e/NOA
Â
Â