Tiranë, 27 gusht NOA - I vjedh çantën një qytetareje në autobus, arrestohet nga policia 26-vjeçari.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.4, arrestuan sot 26-vjeçarin Adriatik Mine, lindur dhe banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se në autobusin e linjës së unazës, tek restorant "Durrësi" në Tiranë i ka vjedhur çantën një shtetaseje.
Pas denoncimit të vajzës policia u vu menjëherë në lëvizje duke për të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet në ngarkim të 26-vjeçarit i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".
k.k/NOA