English

Ekstradohet nga Amerikë, një 38-vjeçar i akuzuar për një sërë krimesh të rënda

Tiranë, 27 gusht NOA - Ekstradohet nga Amerika një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për një sërë veprash të rëndë penale.

Gramoz Yzeiri, 38-vjeç nga Fieri është arrestuar në Texas me datë 7 prill të këtij viti ndërsa po hynte ilegalisht në territorin Amerikan, me emrin Adriatik Papa.

Por pas krahasimit të gjurmëve i zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij duke detyruar autoritetet e Teksasit të kontaktonin me homologët Shqiptarë të cilët nisën procedurat për ekstradimin e të kërkuar gjë e cila u krye mbrëmë.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se Gramoz Yzeiri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më datë 25 shkurt të vitit 2005, ndaj këtij tij ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg", për veprat penale të "Organizimit dhe drejtimit të organizatave kriminale, armë mbajtje pa leje dhe municioneve në sasia të mëdha dhe falsifikimit të dokumenteve'.

Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 25 korrik të vitit 2007, ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për Yzeirin pasi akuzohej për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje".

 Vrasja për të cilën akuzohet 38-vjeçari ka ndodhur me datë 13 qershor të vitit 1998 në vendin e quajtur Lagja "Kastrioti", në qytetin e Fierit, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri Xheladin Qelia.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima po udhëtonte me një motor i shoqëruar nga shtetasi Sh.J, dhe janë ndaluar nga dy persona, të identifikuar më pas si Gramoz Yzeiri dhe Renato Sali.

Autorët nën kërcënimin e armëve, pasi kanë ndaluar viktimën dhe personin që e shoqëronte kanë qëlluar mbi Xheladin Qelia duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë me datë 23 prill të vitit 2004, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Yzeirit janë sekuestruar 2.5 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë, 3 pistoleta, 2 automatikë, një granat hedhës, sasi e madhe municioni dhe dokumente të falsifikuara.

k.k/NOA

Â

KOMENTE