English

Hevchenkos nuk i rrihet më te Chelsea

Angli, 27 gusht NOA - E përditshmja angleze, The Mirror, thotë se trajneri i ri i skuadrës së Chelsea, italiani Carlo Ancelotti, duket se ka vendosur që mos të shpenzojë edhe miliona të tjerë të klubit, pasi ka deklaruar se Ukrainasi ka ende  "të ardhme" në Stamford Bridge.

Por durimit i Shevchenkos shpërtheu kur Ancelotti, me të cilin ai kishte bashkëpunuar më mirë në AC Milan, i tha atij se ai konsiderohet si zgjedhja e katërt pas Didier Drogba, Nicolas Anelka dhe Salomon Kalous. Ancelotti i shpjegoi Shevchenkos se ai do të ketë shansin e tij në janar, kur Drogba dhe Kalou, së bashku me Michael Essien dhe John Obi Mikel, do të jenë në detyrë në Kupën Afrikane të Kombeve. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për Ukrainasin, i cili u përgjigj se, ndërsa prioriteti i tij është qëndrimi në Londër për arsye familjare, ai do të largohet tani në vend që të shpenzojë muaj të tërë në ngrohjen e stolit të Chelsea.

KOMENTE