English

Kabineti qeveritar Gruevski përgatitet për ndryshime të reja, përfshihet dhe BDI

Shkup, 27 gusht, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski planifikon që gjatë muajit tetor të bëjë ndryshimet e dyta qeveritare brenda këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Shkup, ku siç thuhet në këto ndryshime do të përfshihen jo vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, por edhe ata të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

"Nga ministrat aktualë të sigurt për të mbetur në poste ministrore janë ministrat e policisë, transportit dhe telekomunikimeve por edhe ministri i Financave, ndërsa pjesa tjetër nuk është e sigurt duke përfshirë edhe ministrat e partisë së Ali Ahmetit", njoftojnë mediat duke cituar burime të partnerëve të koalicionit qeveritar.

Ndryshimet qeveritare do të ndodhin pas raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë që do të publikohet gjatë vjeshtës, me të cilin nuk përjashtohen vlerësime negative për ngecjen e procesit të reformave dhe mungesën e dialogut politik.

NOA-INA

KOMENTE