English

Kundër protokollit me Serbinë, Sejdiu e Thaçi mbyllin diskutimet me EULEX

Prishtinë, 27 gusht NOA-Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar sot një takim me shefin e ICO-së, Peter Faith dhe atë të EULEX-it, Ive de Kermabon, ku morën pjesë edhe zv.kryeministri Hajredin Kuqi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni.

Ata patën një diskutim të gjithanshëm rreth gjendjes së përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë rreth situatës së krijuar me të ashtuquajturin Protokoll bashkëpunimi me Republikën e Serbisë.

Në takim liderët e Kosovës ritheksuan qëndrimin e prerë në kundërshtim të këtij Protokolli dhe theksuan se me ditën e sotme mbyllet përfundimisht çdo debat dhe bisedë në këtë temë.

Institucionet e Kosovës janë institucione sovrane dhe rrjedhimisht marrin vendime sovrane ne pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Republika e Kosovës nuk merr asnjë obligim dhe përgjegjësi për çështjet për të cilat nuk ka vendosur në mënyrë sovrane.

Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan në takim me z. Faith dhe z. Kermabon se institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in dhe ICO-në në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

m.i/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE