Shkup, 27 gusht NOA-Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Frçkovski thotë se nuk ekziston as edhe një pengesë juridike që do të pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
Sipas pas tij, shtyrja e vendosjes së marrëdhënie diplomatike me Prishtinën bëhet për arsye politike dhe qëllimeve tjera për të përfituar nga Beogradi.
"Ekipi i Qeverisë së Maqedonisë në vizitën e fundit në Beograd, kërkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht për këto investime është të mos i zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën.
Ky është një moment politik në të cilin duhet të vlerësohet përse kjo Qeveri e bënë këtë. Çështja e dyta është se sipas të gjitha gjasave presin ndonjë balancë me demarkacionin e kufirit", theksoi Frçkovski.
m.i/NOA