English

Merkel takon homologun izraelit: Pezullimi i i kolonive në Palestinë, kusht për bisedimet paqësore

Bon, 27 gusht NOA-Pezullimi i ndërtimit dhe zgjerimit të kolonive hebreje në territoret palestineze është shumë i rëndësishëm për rifillimin e bisedimeve paqësore.

Kwshtu ka deklaruar kancelaria gjermane Angela Merkel. "Duhet të shënojmë përparim në procesin e paqes.

Kjo është në interesin ndërkombëtar, në interes të Gjermanisë, Izraelit dhe palestinezëve. Ndalimi i ndërtimeve të kolonive është shumë i rëndësishëm në këtë proces", tha kancelarja gjermane Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj izraelit, Benjamin Netanjahu. Lidhur me Iranin Merkel ka theksuar se Teherani mund të përballet me sanksione shtesë në fushën e energjisë dhe në sektorin financiar nëse nuk tregon gatishmëri për të biseduar rreth programeve bërthamore. "Nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive deri në shtator duhet të shikojmë mundësinë emasave shtesë", tha Merkel.

Edhe presidenti amerikan, Barak Obama i ka dhënë Iranit kohë deri në shtator për të pranuar ofertën e gjashtë fuqive të mëdha.

m.i/NOA

KOMENTE