Amerikë, 27 gusht NOA - Mbreti i Pop-it Michael Jackson është gjallë?
Kjo është dilema që ka mbërthyer me miliona fansa të këngëtarit pas publikimit të një video në faqen e internetit Youtube.
Në rrjetin video më të famshëm në botë ka nisur të shfaqet në një sekuencë pamja e pasme e Jackson duke zbritur nga një autoambulancë.
Majkëll paraqitet i shoqëruar nga një person tjetër dhe ai hyn në një derë që të çon në morgun e spitalit.
Videoja ka pasuar me reagimet e personave të ndryshëm nga e gjithë bota të cilët me komentet e tyre tregojnë dhe shkaqe që mund të kenë detyruar këngëtarin të sajojë vdekjen e tij.Por ka edhe shumë fansa të mbretit të pop-it të cilët shprehen se videoja nuk ka as orë dhe as datë kështu që mund të jetë regjistruar kur ai ishte ende gjallë apo që në këtë video të mos jetë Jackson duke parë që nuk shfaqet fytyra e tij.
Megjithatë shmangia e borxheve që kapin shifrën e 400 milionë dollarë apo edhe për të evituar koncertet e tij mund të jenë motivet që kanë shtyrë këngëtarin të ‘mos jetojë më".
Sipas zërave thuhet se Michale Jackson para se të vdiste ishte parë të hynte në spitalin ku ndërroi jetë më vonë dhe vizitat e tij ishin tepër të shkurtra për tu cilësuar si vizita mjekësore duke shtyrë fansat të aludojnë se vizitat e tij kishin të bënin me një kompromis mes këngëtarit dhe mjekëve për të sajuar vdekjen.
Megjithatë gjithçka mbeten aludime pasi askush tjetër nuk ka deklaruar se ka parë mbretin e pop-it pas shpalljes së vdekjes së tij.
Shihni videon
k.k/NOA - Lexoni mbi argumentin: Dalin fakte të reja, për vdekjen e Majkëll Xheksonit