Tiranë, 27 gusht, NOA - Ndeshja e 9 shtatorit kundër Danimarkës në stadiumin "Qemal Stafa" do të përfshijë në ekipin shqiptar edhe emra si Kapllani apo Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit kanë qenë të refuzuar, duke ndikuar në njëfarë mënyre edhe në humbjet e këtij ekipi ndaj ekipeve të huaja si Qipro etj.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka bendosur në këtë mënyrë të krijojë një ekip të fortë kombëtar për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorit 2010.
Kjo në fakt është një ndeshje shumë e rëndësishme për danezët, të cilët kryesojnë grupin tonë dhe duan ta presin të parët finishin kualifikues në grup, ndërsa për ekipin tonë gjithsesi, edhe pse nuk synon ndonjë shans kualifikimi, ka rëndësi për rifitimin e imazhit të një skuadre ende të fortë.
Ajo që bie në sy ndërkaq, në listën e 20 të zgjedhurve të Kuzhesë për këtë ndeshje është mungesa e kapitenit Altin Lala, i cili, ka pësuar një dëmtim dhe nuk është rikuperuar ende.
n.e/NOA