English

Normalizohen flakët e zjarrit në Lunxhëri, arritën të djegin rreth 10 hektarë kullotë

Lunxhëri, 27 gusht, NOA - Eshtë arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit të cilat ditën e djeshme përfshinë zonën rreth kalasë së Shëndriadhës në komunën e Lunxhërisë, e cila gjendet rreth 7 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga ky zjarr janë dëmtuar rreth rreth 10 hektarë kullotë.

Për shuarjen e vatrës së zjarrit të rrezikshëm për këtë zonë, u angazhuan 20 forca zjarrfikëse të cilat punuan me 3 autobote.Â

Ndërkaq, mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në komunën e Lunxhërisë.

KOMENTE