Berlin, 27 gusht, NOA - Ardhmëria e kompanisë së automjeteve gjermane, Opeli, ende është në ajër dhe kërcënon të shndërrohet në lojë të pafund, derisa këshilli administrues i General Motors nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë ofertën e favorizuar nga qeveria gjermane që ai të kalojë në duart e Magnës.
Ditët kalojnë dhe dilema shtohet edhe më tepër për kompaninë gjermane, e cila ka të punësuar jo pak, por 250 mijë persona.
Ndërkohë që koha nuk premton, sepse 1.5 miliardët e dhëna nga taksapaguesit gjermanë, për shpëtimin e Opelit, do të shpenzohen deri në fund të vitit.
Për disa javë do të ndërpriten edhe lehtësimet për blerjen e makinave të reja dhe kthimin e të vjetrave.
Nga ana e tij, koncerni i njohur amerikan, thuhet se ka aftësi që ta shpëtojë Opelin gjerman, pasi ai është rimëkëmbur nga ndihma disa milionëshe që iu dha nga qeveria amerikane në kuadrin e krizës që e kaploi edhe atë.
Prandaj, sytë e qeverisë gjermane janë drejtuar drejt tij për të shpëtuar kompaninë prestigjoze Opel.
n.e/NOA