Frankfurt, 27 gusht, NOA - Nga të shtypura nëpër libra, tani të prezantuara direkt në botën virtuale të Internetit.
Shkrimtari brazilian Paulo Coelho, autor i 14 romaneve të përkthyera në 66 gjuhë, me më shumë se njëqind milionë kopje të shitura në mbarë botën, ka ndërmarrë një nismë të re, atë të publikimit të librave të tij në internet, pa i shtypur më.
"Për një shkrimtar interneti është një mjet i frikshëm për të nxitur dëshirën për të lexuar publiku. Por nuk është kështu", tha ai gjatë një panairi libri në Frankfurt.
Kështu, për të festuar 62 vitet e moshës më 24 gusht, audienca e përdoruesve të internetit mund të shkarkojë direkt në faqen e tij http://paulocoelho.com.br, tre vëllime prej të cilave dy romaneve krejtësisht të rinj "Rrugë Arc "dhe "Histori për prindërit, djemtë dhe nipërit".
Njoftimin e ka dhënë vetë Coelho, në një nga faqet e rrjetit të preferuar të tij shoqëror, Tuitter. "Kjo është dhuratë e mia për ju në ditën e ditëlindjes time", shkruan ai.
n.e/NOA
Â
.