English

Rrëzohet avioni gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, vdes piloti

Greqi, 27 gusht NOA - Zjarret në Greqi kanë shënuar dhe viktimën e parë në radhët e zjarrfikësve.

Ka qenë një avion zjarrfikës grek i cili po përpiqej të shuante flakët e zjarrit që kishin rënë në ishullin Cefalonia në detin Jon, kur është rrëzuar.

Për pasojë ka gjetur vdekjen piloti i avionit zjarrfikës.

Lajmi për rrëzimit e avionit teksa ndodhej në operacionin e shuarjes së zjarreve është bërë i ditur nga forcat e zjarrfikëses.

Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë kur avioni grek ra në perëndim të ishullit Cefalonia, afër detit Jon.

Forcat e zjarrfikëses konfirmuan vdekjen e pilotit pasi kishin gjetur trupin e tij.

k.k/NOA

KOMENTE