Prishtinë, 27 gusht NOA-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë garancinë e tij se qeveria do të krijojë kushtet e posaçme që zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të jenë të lira dhe demokratike.
"Ky është një provim i madh, të cilin ne duhet ta kalojmë me sukses pasi është i rëndësishëm për demokracinë dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike.
E gjithë bota do të na shikoje", ka pohuar Thaçi.
Thaçi ka theksuar se zgjedhjet janë një provë për të ardhmen e Kosovës, e cila do të mbikqyret në këtë proces nga të gjitha vendet perëndimore.
Sipas kryeministrit kosovar, zgjedhjet e 15 nëntorit janë testi i kapaciteteve shtetformuese të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
m.i/NOA