English

Tiranë, nëntë raste të tjera të dyshuar me gripin e derrit mes tyre dy fëmijë

Tiranë, 27 gusht NOA - Shtohen edhe nëntë raste të tjera në Tiranë të personave të dyshuar me gripin e derrit.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se janë nëntë pacientë të paraqitur në spitalit "Nënë Tereza" që dyshohet se janë infektuar nga virusi A/H1N1.

Sipas ISHP-së, personave u janë marrë kampione të cilët do të nisen për analiza në laboratorët e Bukureshtit.

Mësohet se dy nga nëntë rastet janë fëmijë të cilët mund të jenë prekur nga gripi i derrit.

Ndërsa vetëm dy prej nëntë personave ndodhen të shtruar në spital pasi gjendja e tyre ende nuk është stabilizuar.

k.k/NOA

KOMENTE