English

Aksidentet sërish me bilance tragjike, vdes një emigrante dhe një 60-vjeçar

Korçë, 28 gusht NOA - Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një vajze 3-vjeçare janë regjistruar sot në rrugët e vendit.

Aksidenti i parë ndodhi paraditen e sotme pranë fshatit Pirg në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, kur një emigrante shqiptare ka humbur jetën teksa kthehej nga Greqia me mjetin e saj.

Pas kishte bërë kilometra të tëra rrugë për tu kthyer në vendlindjen e saj duke se lodhja ka qenë fatale për 36-vjeçaren nga Berati, Enkelejda Shtëmbari e cila ka humbur kontrollin e mjetit të cilin ajo e drejtonte vetë duke dalë nga rruga.

Ajo është gjetur në gjendje të rënë nga kalimtarët e rastit të cilët e transportuan menjëherë në spital por ajo ndërroi jetë pak minuta më pas.

Ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur vajza 3-vjeçare e 36-vjeçares e cila aktualisht ndodhet në spital.

Policia nisi hetimet për zbardhur rrethanat e aksidentit. një tjetër ngjarje rrugore është shënuar sot kësaj herë në rrugën e Plazhit në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar 60-vjeçar.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se automjeti tip-Fiat Lanca me targa DR 80-34 A, që drejtohej nga Esat Dërrasa ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar i cili në atë moment po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti ndërsa ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

k.k/NOA

KOMENTE