English

Arrestohet në Greqi Arben Këndezi, autor i masakrës së Qafë Gjashtës në '97

Athinë, 28 gusht, NOA - Si rezultat i bashkëpunimit të zyrave respektive të Interpolit Tiranë-Athinë, sot në Greqi u bë arrestimi i 41-vjeçarit Arben Këndezi, autor i masakrës së Qafë Gjashtës, kur në vitin 1997 në bashkëpunim me tre persona të tjerë ai qëlloi kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin Gjergj Mehmeti.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me një vendim të vitit të kaluar ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", në ngarkim të tij, për veprat penale të "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 79/C - 25 dhe 87 - 25, të Kodit Penal.

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për grabitjen në datën 17.03.1997 të Bankës së Kursimeve të Sarandës ku ka mundur që në bashkëpunim me disa persona të marrë një shumë prej 26 milionë lekësh.

Për këtë krim. Gjykata e Vlorës me vendimin nr.64, datë 08.07.1999 e ka dënuar Arben Këndezin me 6 vjet burg, parashikuar nga nenet 136, 25 dhe 50 të Kodit Penal.

KOMENTE