English

Arrestohet tre persona, punonjës të një agjencie udhëtimesh për kontrabandë mallrash

Tiranë, 28 gusht NOA - Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë arrestuan sot tre persona pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Rustem Xhixha, 57- vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, punonjës pranë agjencisë së udhëtimeve "Klid Ballkan Interbus", Sokol Osmani, 35- vjeç, lindur në Këlcyrë Përmet dhe banues në Ksamil Sarandë dhe Zyber Xhixha, 40- vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Krujë, punonjës pranë agjencisë së udhëtimeve "Klid Ballkan Interbus" u kapen në rrugën "Karl Gega" në Tiranë duke transportuar mallra kontrabandë, të cilat vinin nga Greqia për në Shqipëri me autobusët e linjës së udhëtimit "Klind Ballkan Interbus".

Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, pantallona xhins 2903 palë, bluza dhe këmisha të llojeve të ndryshme 390 palë, çanta shpine dhe të thjeshta 163 copë dhe sete valixhesh 7 copë. Gjithashtu mbi bazën e provave dhe të dokumenteve të sekuestruar u krye procedimi, në gjendje të lirë edhe për shtetasin Bernard Hamzaji, 31- vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, me detyrë doganier, në doganën e Kakavijës. Materialet në ngarkim të katër personave i kaluan Prokurorisë pasi dyshohen se kanë  konsumuar veprat penale të "tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë", "kontrabandë me mallrat e tjerë", "zbatimi i ligjit ndaj personave juridik" dhe "shpërdorim detyre".

k.k/NOA

KOMENTE