Â
Paris, 28 gusht NOA-Franca i ka tërhequr vërejtjen Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, Franca ka deklaruar se nëse Beogradi dëshiron, që Parisi ta mbështetë synimin e saj për integrim në Bashkimin Evropian, duhet ta ketë një qasje më "konstruktive" lidhur me sovranitetin e Kosovës.
Ministri francez për çështje evropiane, Pierre Lellouche, këtë kumtesë me fjalë të ashpra, e bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliq, në Paris.
Ministri Lellouche "ka ftuar Beogradin që të adoptojë një qëndrim konstruktiv për Kosovën...dhe të tregojë më tepër realizëm në kuptimin e një pajtimi eventual, derisa vendet e tjera evropiane e kanë bërë", thuhet, pos tjerash, në deklaratë.
m.i/NOA