Tiranë, 28 gusht NOA-Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, një ditë para kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë deklaron se gjithçka pritet të vendoset prej kongresit, nëse do mbajë apo jo përgjegjësi direkte për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit.
 "Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS-së të nenit që i ndërpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe unë jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS-së për 4 vitet e ardhshme", shprehet Rama.
Më tej, ai thekson se do jenë anëtarët e kongresit të PS-së ata që do vendosin për të ardhmen e postit të kryetarit.
"Jam një kandidat për këtë detyrë sepse besoj që populli shqiptar në 28 qershor nuk ka votuar kundër projektit tonë politik por largimin e Sali Berishës dhe deformimi i këtij vullneti bën që anëtarësia e PS-së të vendosë nëse ky projekt duhet të vazhdojë dhe nëse PS duhet të pranojë zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftushmërisht të lira e të ndershme për të pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kësaj qeverie, apo PS duhet të rezistojë ndaj kësaj maskaradë zgjedhore", shton kryetari në detyrë i Partisë Socialiste", tha Rama.Â
Â