Durrës, 28 gusht NOA - Fluks daljesh në portin e Durrësit.
Rreth 7130 persona kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit nga porti i Durrësit ndërsa janë larguar rreth 2960 shtetas të huaj të cilët kanë qëndruar në Shqipëri.
Sipas Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit personat që kanë hyrë nëpërmjet portit të Durrës ka qenë shumë herë më i vogël se atyre që janë larguar nga vendi.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur në Shqipëri rreth 440 persona dhe 291 shtetas të huaj.
Policia sqaron se pavarësisht numrit të madh të personave që largohen në portin e Durrësit janë evituar radhët e gjata.
k.k/NOA