English

Gjendet 18 vjet pas rrëmbimit, rrëmbyesi e mbajti të burgosur

Kaliforni, 28 gusht NOA - Bëhet e gjallë, 18 vjet pas zhdukjes së saj.

Ajo ishte vetëm 11-vjeçe kur u rrëmbye teksa shkonte në shkollë, ndërsa tashmë ishte bërë nënë e dy fëmijëve.

Bëhet fjalë për Jaycee Dugard e rrëmbyer 18 vjet më parë pikërisht në vitin 1991 në Kaliforni teksa po shkonte në shkollë.

Rrëmbyesi e kishte mbajtur atë të burgosur për 18 vjet rresht dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale sistematike me të, dhe për pasojë ajo kishte lindur edhe dy fëmijë.

Zyrtarë të policisë në Kaliforni thanë se Jaycee Dugard dhe fëmijët e saj nuk kishin pasur asnjë kujdes shëndetësor dhe ishin mbajtur të izoluar në fshehtësi të plotë.

Jaycee Dugard rezultonte e humbur deri në momentin kur u paraqit vetë në një rajon policie bashkë me fëmijët dhe burrin që e kishte rrëmbyer.

Policia ka arrestuar burrin, i cili ishte dënuar edhe më parë për krime të natyrës seksuale, dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë që sipas policisë 29-vjeçares Dugard po i bëhen testet e ADN-së, por për policinë nuk ka dyshime se ajo ishte Jaycee Dugard.

Jaycee është takuar me nënën e saj, të cilën nuk e ka parë që kur ishte 11 vjeç dhe për të kjo ishte një mrekulli.

k.k/NOA

KOMENTE