Devoll, 28 gusht, NOA - Forcat e policisë së Devollit raportojnë se pranë tyre ka mbërritur një denoncim i kryer prej Flamur Demirajt, banues në fshatin Ecmenik sipas të cilit atij i kanë vjedhur një pompe uji që e kishte vendosur në parcelë për të ujitur.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, pas marrjes së informacionit paraprak u organizua puna dhe u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve të kësaj vepre penale të cilët janë Shpendi Malo dhe E.M, që të dy banues të këtij fshati.
Bëhet e ditur se ndaj të parit u mor masa e arrestit në flagrancë, kurse i dyti për shkak të moshës së mitur do të ndiqet në gjendje të lirë.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe materjalet do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA