Sarandë, 28 gusht, NOA - Kërkimet e gjata të nisura që nga mëngjesi i djeshëm kanë mundësuar gjetjen e trupit pa jetë të Flamur Hasanit, drejtuesit të kamionit që u fundos dje në ujërat e kanalit të Butrintit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur një kamion i cili teksa po kalonte kanalin e Butrinitit me lundër, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e tij duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të tij.
Bëhet e ditur se viktima ka qenë 40-vjeçari Flamur Hasani, banues në Ksamil, i cili rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes fatale.
Ai ka goditur drejtuesin e lundrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbje ekuilibri dhe më pas aksidentin që i ka kushtuar jetën.
Ndërsa kamioni u arrit të nxirrej që ditën e djeshme nga uji, sot u arrit të nxirrej edhe trupi i viktimës, duke i lënë kështu rrugë të hapur ekspertizës që të bëjë një analizë të të gjitha detajeve të kësaj ngjarje.
n.e/NOA