English

Operacioni ‘Përtej Kufijve' sekuestron 50 kg marijuanë, kërkohen autorët

Sarandë, 28 gusht, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë organizuar operacionin e koduar ‘Përtej Kufijve', duke konkluduar me kapjen e një sasie prej 30 kilogramë lëndër narkotike e tipit marijuanë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, informacionet paraprake në rrugë operative treguan se dy automjete do të kryenin transportin e një sasie lënde narkotike marijuanë nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.

Prandaj u organizua operacioni ‘Përtej Kufijve', me qëllim ndjekjen dhe kapjen e tyre .

Pasi mjetet u konstautan se po lëviznin vërtet në drejtim të Sarandës, filloi ndjekja e tyre e cila vazhdoi deri në afrësi të qytetit jugor, ku në hyrje të tij ishte ngritur edhe një postobllok i policisë.

Si pasojë e kësaj ndjekje automjeti që kishte lëndën narkotike ka devijuar rrugën dhe është futur në drejtim të fshatit Çukë, aty ku autori ka braktisur mjetin dhe lëndën narkotike e ka hedhur në një vend anës rrugës hyrëse për në fshat dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Automjeti tjetër i cili ishte bosh dhe ishte shoqërues i mjetit ku ishte lënda narkotike , ka vazhduar në drejtim të qytetit Sarandë por që nuk është bërë e mundur kapja e tij, psi ka devijuar rrugën dhe nuk ka mbërritur në postobllokun e policisë .

Në orët e para të mëngjesit, pas kotrollit të imtësishëm të territorit, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike.

Në vendngjarje u sekuestruan dy çanta të mëdha ku brenda tyre ishin 50 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, ku secila pako peshonte nga një një kilogramë, si dhe automjeti tip Benz me targa gjermane i cili u braktis gjatë ndjekjes së policisë dhe automjeti tip Shervoletë Foristradë me targa amerikane.

Nga ana e ekspertëve është bërë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, identifikimi i autorëve që për arsye të hetimit nuk bëhen të ditura dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE