Prishtinë, 28 gusht NOA-Hakerët kanë sulmuar ëebsajtin e misionit të EULEX'it në Kosovë, www.eulex-kosovo.eu.
Grupi i ashtuquajtur Kosova Hackers Group (KHG), në faqen e parë të ueb sajtit të EULEX'it ka vendosur një mesazh.
"Ju nuk mund t'ia shisni vendin tonë prapë Serbisë, ne kemi luftuar me gjak... Ne të rinjtë e Kosovës jemi të lodhur nga gënjeshtrat se EULEX-i është prapa popullit dhe nënshkruan marrëveshje për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës...
Ne që jemi e ardhmja, kurrë nuk do ta lejojmë këtë.
Asnjë nuk është më i fortë se njerëzit në vendin e tyre.
Mbani mend EULEX, se ju jeni të ftuar këtu për të na ndihmuar dhe jo të vendosni për neve...
Siç kemi thënë Mirësevini, ne mund të themi edhe Mirupafshim ...", thuhet në mesazhin e hakerëve.
Mesazhi i hakerëve përfundon me vargun e njohur të këngës "Albanian".
"Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag I die
Im proud to be an ALBANIAN".
Sulmi i hakerëve vjen pas "aksionit simbolik" të aktivistëve të Lëvizjes "Vetëvendosje", të cilë kanë përmbysur dhe dëmtuar rreth 30 vetura të EULEX-it, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë. Vetëvendosja pat reaguar ndaj protokollit që EULEX ka në plan në nënshkruajë me Serbinë.
Â