Tiranë, 28 gusht NOA - Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka propozua ligjin për Profesionet e Rregulluara ndërsa ka qenë edhe kryetar i grupit ndërministror që u mor me përgatitjen e këtij dokumenti.
"Ligji përmbush një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare të ndjerë prej kohësh dhe të vënë në dukje me zë të lartë prej shumë kohësh atë të cilësisë së profesionistëve . Thelbi i këtij ligji është Provimi i Shtetit, pra mund të marrësh diplomën në Universitet, por me këtë vetëm të çelet rruga drejt ushtrimit të profesionit si titullar.
Provimi i Shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës p.sh. me Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët e farmacistët
Por, gjithsesi, anëtarët e KOMKOV ( Komisioni Kombëtar i Vlerësimit) janë profesorë universitare të fushës përkatëse. Në këtë mënyrë Shteti del garant për aftësitë e njohuritë të atij që do të jetë mjek, dentist, infermier, farmacist, inxhinier etj. Pra, cilado të ketë qenë cilësia e diplomës, është diplomë e lëshuar në Tiranë apo jashtë kryeqytetit, në universitet publik apo privat, tashmë filtri është unik për të gjithë vendin dhe quhet Provim i Shtetit' deklaroi Pollo.
Sipas tij, kusht tjetër për të ushtruar profesionin është një praktikë profesionale që mund të zgjasë gjashtë muaj deri në tre vjet.
Por, kjo vepron jo për të gjitha diplomat, por vetëm për ato që prekin sigurinë dhe shëndetin publik.
"Në projektligj janë parashikuar dhjetë profesione të rregulluara. Në vende të pasura të BE, kjo listë shkon mbi 100. Por, ka vende në botë, me po atë shkallë zhvillimi si Shqipëria, ku listohet 50 deri 70 profesione të rregulluara.
Gjithashtu, pas këtij ligji, hapet rruga për reformimin e Urdhrave Profesionale, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe deri tani, përgjithësisht, nuk e kanë përmbushur. Regjistrimi në Urdhrin Profesional është hapi i fundit që duhet të kryejë profesionisti ( pasi ka bërë praktikën profesionale dhe ka kaluar me sukses në Provimin e Shtetit ) për të mundur të ushtrojë ligjërisht profesionin e tij' tha më tej Pollo.
k.k/NOA
Â