Shkodër, 28 gusht, NOA - Shqipëria së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, falë ndryshimeve që ka arritur dhe përpjekjeve që po bën në fushën e reformave.
Një deklaratë të tillë e ka bërë vetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një ceremonie të veçantë në qytetin e Shkodrës ku ai ka qenë i ftuar për iftar në kuadër të muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Sipas tij, Shqipëria së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por se në këtë drejtim duhet punuar, sidomos në forcimin e shtetit ligjor. "Shqipëria ka bërë progres në zhvillimin politik, tani jemi pjesë e NATO-s dhe se shpejti Shqipëria do te jetë pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Por duhet bërë ende shumë punë për të forcuar shtetin ligjor dhe shërbimin ndaj qytetarit", ka pohuar Topi.
n.e/NOA