Prizren, 28 gusht NOA-Policia e Prizrenit ka zbuluar sot në mëngjes një bazë armatimi granata e municioni në dy lokacione në Prizren.
Gjatë operacionit policia arrestoi katër shqiptarë, njëri nga ata me nënshtetësi amerikane.
Në komunikatën e policisë thuhet se njësitet e hetimeve rajonale ne Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shtyllës së Krimeve në Prishtinë, në bazë të Urdhëresës se Gjykatës së Qarkut në Prizren... kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në dy lokacione në qytetin e Prizrenit.
Policia gjatë bastisjes ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuar: B. K. shqiptar/amerikan; B. B., Sh. D. dhe I. I. shqiptar/kosovar"
Gjatë këtij operacioni, policia ndër të tjera ka gjetur dhe konfiskuar këto armë:
- Një AK 47, me nr serik 8411867;
- Pushkë gjuetie, me nr serik 176784;
- Pushkë Karabinë, me nr serik 1087878;
- Pistolete Zazamini, të kalibrit 8 mm, me nr serik T570590;
- AK 47 ;
- 5 copë granata dore;
- Pushkë ajrore;
- Municion i ndryshëm, 235 copë;
- Municion i gjuetisë, 22 copë.
Pas bastisjes, Policia i ka shoqëruar personat e arrestuar në stacion policor, ata janë intervistuar dhe me urdhër të një prokurori janë ndaluar për 48 orë.