English

Rasmusen merr pjesë në iftarin e kryesuar nga Erdogan për Ramazanin

Ankara, 28 gusht, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, sikur të donte hedhjen poshtë të të gjitha paragjykimeve të përhapura ndaj tij në të ashtuquajturën "grindje për karikaturat" se është kundër islamizmit, ka marrë pjesë në iftarin e muajit të Ramazanit.

Rasmussen, i ftuar nga kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka qenë pjesëmarrës i

darkës tradicionale në muajin e agjërimit mysliman, duke treguar në këtë mënyrë një qëndrim zyrtar publik në respektim të fesë islame.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ai e ka lëvduar Turqinë si një vend urë mes Evropës, botës arabe dhe Azisë qendrore.

Turqia ishte fillimisht kundër emërimit të Rasmussen-it si shef i ri i NATO-s për shkak të qëndrimit të tij në grindjet për karikaturën e Mohamed-it në vitin 2005, kur ishte

kryeministër i Danimarkës.

n.e/NOA

KOMENTE