English

Serbia i shet armë Irakut, firmoset kontrata 100 mln dollarëshe

Beograd, 28 gusht NOA-Serbia ka nënshkruar një kontratë 100 millionë dollarëshe me Irakun për furnizim me armë, marrëveshje eksporti kjo, që, sipas gazetës Blic të Beogradit, është më e madhja në këtë vit.

"Kontrata do të përfshijë të gjashtë fabrikat e industrisë ushtarake të Serbisë dhe do të punësojë rreth 6 mijë njerëz", është cituar të ketë thënë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar mediat serbe, thotë se kontrata është nënshkruar të enjten.

Detajet e saj nuk janë bërë të ditura.

Shutanovac ka vizituar Bagdadin në fillim të gushtit për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, raporton REL.

m.i/NOA

KOMENTE