English

Studimi, rritja e fëmijëve pranë gjyshërve, i bën të jenë optimistë e pozitivë në jetë

Edmonton, 28 gusht, NOA - Fëmijët të cilët qëndrojnë më shumë gjatë periudhës së rritjes me gjyshërit e tyre, përcjellin gjatë gjithë jetës një ndjeshmëri të lartë ndaj moshës së tretë dhe në përgjithësi një mendim të mirë ndaj saj, duke mos patur asnjëherë ndjesi negative.

Kjo në fakt i ndihmon ata për të patur për jetën në tërësi një mendim të mirë dhe ta shohin me optimizëm atë.

Një fakt të tillë e deklarojnë shkencëtarë kanadezë, të cilët sipas një studimi të publikuar në revistën "Educational Gerontology", takimi dhe qëndrimi me e gjyshen iu ndihmon fëmijëve që të mos ndërtojnë stereotipa negativë për personat e moshuar.

Sipas këtyre studiuesve, mungesa e kontaktit të fëmijëve me personat e moshës së tretë gjatë periudhës së tyre mund ta nxisë tek ata krijimin e një imazhi negativ për për këtë shtresë, duke i bërë në mënyrë të tërthortë t'i shohin gjërat me më shumë negativitet dhe të jenë më pasivë.

Duke analizuar kontaktet dhe reagimet e fëmijëve ndaj të moshuarve, ekspertët kanë vërtetuar se sa më shumë që fëmijët shoqërohen me të moshuar aq më shumë botëkuptime pozitive kanë për ta dhe e kundërta.

n.e/NOA

KOMENTE