Prishtinë, 28 gusht NOA-Ministria e Transportit e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunim në ndërtimin e rrugëve, transportit hekurudhor si dhe në fushën e aviacionit civilë.
Kjo është bërë e ditur sot pas takimit të Ministrit të transportit, Fatmir Limaj me homologun e tij malazez, Andria Llompar,
"Limaj dhe Llompar, në këtë takim theksuan se është e domosdoshme, që të punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do t'i lidhë edhe më shumë këto dy vende", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.
Sipas njoftimit, ministri malazezë, Llompar do ti bëjë një vizitë Kosovës, ku do të nënshkruaj edhe memorandume bashkëpunimi në fusha që i përkasin Ministrisë së Transportit.
m.i/NOA