Prishtinë, 28 gusht NOA-Arkëtari i "NLB Bank" është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka përvetësuar mjetet e bankës në mënyrë të jashtëligjshme.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit nga ana e gjykatës.
"Një punëtor i NLBsë është arrestuar nën dyshimin se ka përvetësuar mjete të bankës në mënyrë jo të ligjshme", ka thënë Borovci.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit, por ka mohuar që i dyshuari të jetë i implikuar në vjedhjen që ka ndodhur ditë më parë në këtë bankë.