Bon, 29 gusht NOA-Kancelarja gjermane Angela Merkel është në pritje të një sinjali pajtimi nga Polonia. Duket se 70 vjetori i fillimit të Luftës së Dytë Botërore është rasti më i mirë sipas Merkel.
Ajo ka deklaruar se ajo pret një ftesë nga Polonia për të marrë pjesë në ceremoninë që do të organizohet.
Merkel ka thënë se 1 shtatori është "ditë vajtimi për vuajtjet që nazistët sollën në Evropë".
Merkel do t'i bashkohet liderëve rusë dhe polakë në mesin e shumë liderëve tjerë në ceremoninë, që mbahet të martën në Gdansk.
Nazistët e Gjermanisë sulmuan Poloninë më 1 shtator të vitit 1939, sulm ky që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
m.i/NOA