Tiranë, 29 Gusht NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, dorëzoi pak minuta më parë, zyrtarisht, aplikimin si kandidat për kryetarin e ri të kësja partie, më e madhja e opozitës.
Malaj konfirmoi në hollin e Pallatit të Kongreseve për mediat se kërkesa iu dorëzua kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi.
Duke konfirmuar kandidimin e tij, Malaj ka komentuar dhe zhvillimet e deritanishme në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS,
"Unë konsideroj se është shqetësuese kjo situatë që po ndodh në Kongresin e PS. Unë druaj se kjo situatë do të krijojë një kosto shtesë për partinë", - tha Malaj.
Këtu ai shprehu edhe zhgënjimin nga zhvillimet dhe deformimet që janë bërë për garën e kreut të ri të PS, duke shtuar se do të kërkojë të krijohen kushtet për të pasur një garë të ndershme mes kandidatëve që deri tani rezultojnë të jenë Edi Rama dhe Arben Malaj, si dhe Shkëlqim Meta.
"Unë do të shpalos platformën time si kandidat për kreun e PS dhe dua që ajo platformë të jetë transparente për të gjithë shqiptarët. Unë nuk dua të hesht kundër sfidave të PS", - ka theksuar Malaj.
e.n/NOA
Lexoni më shumë mbi argumentin:
Ruçi: Liridalja e disa të burgosurve, lidhet me vjedhjen e votave më 28 qershor
Rrëzohet paketa "Blushi" në kongresin e PS, merr vetëm 31 vota
Hapet sipari i Kongresit të PS, 25 minuta film me manipulimet e zgjedhjeve
Kongresi i PS fillon jo me fjalime, por me film mbi vjedhjen e votave
Kongresi i PS, në Pallatin e Kongreseve mblidhen 1500 delegatët
Mbahet sot Kongresi i PS, kryetari i ri pritet të dalë mes garës Rama-Malaj
Arta Dade: Edi Rama s'është fajtor për humbjen e PS në zgjedhje
Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin
Edi Rama: Pse do të jem në krye të Partisë Socialiste
Arben Malaj: Do të kandidoj për kreun e PS-së, po humba nuk largohem