English

Barcelona shpallet fituese e Superkupës së Evropës, mund 1-0 ekipin e Shakhtarit

Montekarlo, 29 gusht, NOA - Barcelona ka arritur të shpallet ekipi fitues i Superkupës së Evropës, duke mundur me rezultatin 1-0 ekipin e Shakhtarit.

Kjo është hera e tretë në historinë e klubit spanjoll, i cili arrin të marrë këtë titull të madh.

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës, u zhvilluar në Stadiumin Louis II të Montekarlos, ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe fituesit të Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, duke ka përfunduar me fitoren e Barcelonës 1-0.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola falë një loje të mirë të zhvilluar në mbrojtje nga lojtarët e Shakhtarit, megjithë epërsinë sulmuese të Barcelonës. As në 15 minutat e para të kohës shtesë nuk u shënua gol, mirëpo në gjysmën e dytë të vazhdimeve më në fund Barcelona shënoi.

n.e/NOA

KOMENTE